Korenica i VV-së brengoset për pagat e sektorit privat: Në Kuvend kemi punëtorë me rrogë 220 euro - NACIONALE

Korenica i VV-së brengoset për pagat e sektorit privat: Në Kuvend kemi punëtorë me rrogë 220 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendose, Visar Korenica, duke komentuar zhvillimet në seancën e Kuvendit rreth koeficientit për paga, ka thënë se mendja e tij rri tek sektori privat.

“Derisa edhe në këto orë të vona vazhdon debati për koeficientin e pagave për punëtorët në sektorin publik, mendjen e kam tek sektori privat”, - shkruan Korenica në llogarinë e tij në Facebook.

Deputeti i mazhorancës ka rhënë se në objektin e Kuvendit ka punëtorë që nuk paguhen më pak se paga minimale e kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

“Derisa në anën tjetër paga mesatare në sektorin privat mbetet mes 450-480 eur. Në këtë objekt të Kuvendit kemi punëtorë të angazhuar nga kompania private me pagë jo më të lartë se 220 eur. Pra, me pagë më të ulët se paga minimale që ka kaluar në lexim të pare”, - thotë Korenica, i cili këtë diferencë e quan padrejtësi.

“Një diferencë e tillë prej rreth 40% është një padrejtësi që kërkon vëmendje nga qeveria për ndërhyrje para se të bëhet shumë vonë”, - shkruan deputeti.

Lajme të ngjashme