Ramadani: Është koha që Kurti dhe Haradinaj të bëhen bashkë sepse janë të njejtë - NACIONALE

Ramadani: Është koha që Kurti dhe Haradinaj të bëhen bashkë sepse janë të njejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani beson se kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj janë të njejtë për nga sjelljet, qoftë në opozitë apo pushtet.

Ramush Haradinaj i dha Kosovës goditje të pamëshirshme sa ishte në opozitë duke gënjyer pa skrupuj për demarkacionin. Ne fund, lëshoi pe për demarkacion për t'u bërë pak Kryeministër. Në anën tjetër, Albin Kurti e kërkoi reciprocitetin në opozitë, por sot është bëre simbol i rekordeve tregtare me Serbi. E rrëzoi qeverinë e masave reciproke për t'i marrë 51% dhe për ta bërë Zajednicën”, - mendon Ramadani

Sipas tij, kreu i VV-së, respektivisht ai i AAK-së, shkatërrojnë shkatërrojne çdo gjë në opozitë dhe nuk kursejnë asnjë dëm sa janë në qeveri. Prandaj, sipas tij, është koha që ata të bëhen bashkë “sepse janë pothuajse të njejtë”.

“Këta dy janë binjakët siameze të skenës sonë politike”, - shkruan Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.

Ramadani beson se Kurti mund “t’i beje konak mashqive të lodhur të Haradinajt”.

“Në këto kohë të vështira për ta besoj që Albin Kurti i Martin Berishajt mund t’iu bëjë konak mashqive të lodhur e të uritur te Ramushit”, - shkruan ai, duke shtuar se është dilemë se “a ngopën këta veç me pare të GEN-it”.

Lajme të ngjashme