Kontrata e Gani Jakupit dhe të tjerëve: Themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar - NACIONALE

Kontrata e Gani Jakupit dhe të tjerëve: Themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar

4 javë më parë

nga NACIONALE

Komisionit Hetimor parlamentar lidhur me anëtarët e shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së jashtme, është konsituuar sot.

Ky Komision, ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, me 62 vota pro më 7 mars të këtij viti.

Komisioni i themeluar me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, vjen si pasojë e kontratave si ajo e Gani Jakupit, që dyshohet se ekzistojnë edhe të tjera.

Çka u tha sot në konstituimin e Komisionit?

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, konspiron se themelimi i Komisionit, po bëhet bash në ditën kur Kosova po shënon sukses në diplomaci, siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“E kuptojmë angazhimin e deputetëve në Komisione të tjera, po rata që e kanë thirrë, është dashtë ta planifikojnë kur janë në Kosovë. Kjo është joserioze sepse oraret kanë qenë të ditura edhe plnaifikimet sepse gjithmonë ka takime të papritura por jo takime aq të planifikume.

Përndryshe duhet ta them para opinionit edhe para të gjithëve është se është një koicidencë që edhe dita e themelimit të këtij Komisioni ka qenë në ditën kur është mbajtë debate në Kuvend ndërkaq kryeministri bashkë me ministren e punëve të jashtme, kanë qenë në seancën e Komveve të Bashkume dhe ka qenë ai debati mes zotit Kurti dhe Vuciqit.

Në të njëjtën kohë edhe ky grup po formohet në ditën kur Kosova po shënon rezultate shumë të mëdha dhe është në fazën përfundimtare të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, tha Avdyli, shkruan Nacionale.

Deputetja Time Kadrijaj, njëherit kryetare e Komisionit të sapo themeluar, nuk deshti të lëshohet në deklarime politike, por vetëm tha se puna e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, është meritë e një grupi të gjerë deputetësh të Kuvendit të Kosovës.

“Meqenëse Komisioni është prej 11 anëtarëve, jemi gjashtë present, mendoj që mundemi me konstatu konstituimin e Komisionit hetimor

Unë nuk kma dashtë me bo debat politik sot, ne do të vazhdojmë me procedurat hetimore. Pikërisht kush ka qenë inicuese sot është në Këshillin e Evropës.

Ju e dini që është një grup që po lobon për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha ajo.

Në përbërje të këtij komisioni janë 11 deputetë, Ariana Musliu-Shoshi, Haxhi Avdyli, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Hisen Berisha, Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi dhe Erxhan Galushi.

Muaj më parë, ishte publikuar kontrata e konsulentit të jashtëm të Ambasadës së Kosovës në Bruksel, z.Gani Jakupi, e cila kishte bërë bujë për shumën: 7.500 euro në muaj.

Sipas dokumentit, çmimi i tërësishëm i kësaj kontrate është 90 mijë euro bruto dhe paguhet në 12 këste të barabarta nga 7 mijë e 500 euro.

“Kësti i parë paguhet menjëherë pas lidhjes së kontratës ndërsa këstet tjera më se largu deri në datën 5 të çdo muaji”, thuhej në kontratë.

Përgjegjësitë e z.Jakupi që përshkruheshin në kontratë, veç tjerash përfshinin takime dhe këshilla me njerëz të kulturës dhe mediat në shtetet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg).

Ky lajm që kishte bërë bujë në opinion publik, pati ngjallë reagime edhe në mesin e opozitës e cila veç tjerash, do të kërkonte edhe themelimin e një Komisioni Hetimor, nën arsyetimin se ‘ka dyshime që përveç z.Jakupi, ka edhe kontrata tjera të majme të kësaj natyre’.

Lajme të ngjashme