Kontakt me rrymën, një person ka humbur jetën në Prizren - NACIONALE

Kontakt me rrymën, një person ka humbur jetën në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 19:30 një person ka humbur jetën në Prizren.

Policia ka treguar se kjo ka ndodhur si pasoj e kontaktit me rrymën që ka pasur viktima.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në njoftimin e policisë, raporton Telegrafi.

Lajme të ngjashme