Konjufca: Kushtetutshmëria jonë edhe është në formësim e sipër - NACIONALE

Konjufca: Kushtetutshmëria jonë edhe është në formësim e sipër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se Kushtetuta e Kosovës është relativisht e re.

Në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, të organizuar nga Grupi për Ballkanin për nder të 15 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, ai ka thënë se kushtetutshmëria e Kosovës është në formësim e sipër.

Kushtetuta jonë ishte produkt i fazave nëpër të cilat kaloj Kosova. Kushtetutshmëria jonë edhe është më formësim e sipër. Sepse po flasim për një trashëgimi Kushtetues. Unë para pak javës i kam dërguar amendamente e Vettingut në Gjykatë. Kushtetuta kur krijohen edhe miratohen për herë të para ato ndeshën me realitetin, me një milion elemente edhe kur të fillon që të funksionuj shihet se ka probleme qe te ecë, e po ashtu pjesë të ndryshme kanë interpretime se si duhet me funksionuar. E ndër vite ato edhe ndryshojnë, kjo falë demokracisë. Kosova shumë shpejt do të futet një një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm Kushtetues”, ka thënë Konjufca.

Në adresimin e tij, ai ka përmendur edhe rrethanat nëpër të cilat është krijuar shteti i Kosovës.

Kushtetutshmëri e Kosovës është relativisht e re për arsye se shteti është i ri, por idealet dhe ambiciet e Kosovës nuk janë të reja. Kur janë këto ambicie është edhe qëllimi që të kesh Kushtetutën. Në për shkak të rrethanave historike e krijuam shtetin në vitin 2008, e shtete e reja i kanë edhe përparësitë e tyre. Kur jemi të Kushtetuta e Kosovës natyrisht që kjo nuk ka se si mos të përmbaj vetë procesin e shtet ndërtimit”, është shprehur Konjufca./EO/

Lajme të ngjashme