Kongresmeni Torres kundërshton reagimin e Blinkenit: Zhgënjyese të sulmojë publikisht një aleat të ShBA-së - NACIONALE

Kongresmeni Torres kundërshton reagimin e Blinkenit: Zhgënjyese të sulmojë publikisht një aleat të ShBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kongresmeni Ritchie Torres shprehu zhgënjimin e tij me komentet e fundit të sekretarit Antony Blinken për zhvillimet në veri të Kosovës. Torres, i njohur për mbështetjen e tij të fortë për Kosovën, mbrojti statusin e Kosovës si një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara.

“Kosova është një aleate e palëkundur e SHBA-së. Kur SHBA-ve u duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u ngrit në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së.” – tha Torres.

Vërejtjet e sekretarit Blinken, të lëshuara dje, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat ai beson se po përshkallëzojnë tensionet në pjesën veriore dhe po kontribuojnë në rritjen e jostabilitetit. Sekretari i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto "masa të dhunshme" dhe të ridrejtojë fokusin drejt Dialogut të lehtësuar nga BE.

"Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në Dialogun e lehtësuar nga BE." - ka thënë Blinken.

Lajme të ngjashme