Konferenca që “e caktoi Arlindi”: Çka përçoi Kurti me konferencën që e mbajti në Presidencë? - NACIONALE

Konferenca që “e caktoi Arlindi”: Çka përçoi Kurti me konferencën që e mbajti në Presidencë?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

  • “E caktoi Arlindi.”

Feride Rushiti, kandidatja e Vetëvendosjes që s’u zgjodh për presidente të vendit, pas mesnate foli nga zyra e Presidencës së Kosovës në shoqërinë e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.

“E caktoi Arlindi,” tha ajo kur u pyet nga gazetarët se pse një kandidate e rrëzuar për presidente flet nga zyra e të parit/es së shtetit, me kryetarin e një institucioni tjetër, dhe vetë efektivisht qytetare.

Zëdhënësit të partisë Vetëvendosje dhe të qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhukës ajo iu referua miqësisht si “Arlindi,” e jo në titujt institucional.

Përtej kësaj, nuk konsideroi tejkalim të autoriteteve dhe përshtatshmërisë institucionale që një konferencë e tillë nuk u mbajtë në zyret e partisë Vetëvendosje ose në qeveri të Kosovës, udhëheqës i të cilave është Albin Kurti.

“Ambienti pse u zgjedhë, e ka zgjedhë Arlindi. Po ua them sinqersht...unë s’jam në pozicion me vendos për ambiente,” tha ajo.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, u pyet sërish nga mediat sot se si u bë që zyra e presidentit u shfrytëzua për deklarime partiake dhe qeveritare.

Ajo tha fare shkurt se “Institucionet nuk janë private, janë publike.”

Mbajtja e konferencës në presidencë, është lexuar edhe si përçim qëndrimi nga Albin Kurti se ai e zotëron edhe atë institucion të balancuesit të pushtetit.

Kurti, me dështimin e zgjedhjes së presidentit, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, thoshte se kështu siç janë gjërat “Vetëvendosje veçse i ka tri institucionet.”

Pas çdo palë zgjedhje, nëse nuk gjindet zgjedhje, ai thoshte se Vetëvendosja si e parti e parë ka kryeparlamentarin i cili sërish bëhet U.D President.

“Aman na ndihmoni të mos i kemi tri pozitat.”

“Vetëvendosje do të vazhdojë të mbajë tri pozitat përgjatë një cikli maratonë të zgjedjeve në vend që të mbajë dy, siç është oferta tash. Ne po dëshirojmë ta zvogëlojmë pushtetin tonë, ata s’po na lëjnë. Paradoks sikur nuk kemi parë. Ne po thojmë merreni kryetarin e kuvendit, po thojnë jo,” tha ai.

Ndër të parët që reagoi për përdorimin e Zyrës së Presidentit për t’u deklaruar për media nga Albin Kurti dhe Feride Rushiti, ishte drjetori i KIPRED, Lulzim Peci, i cili e quajti “keqpërdorim flagrant.”

Kjo, tha ai, “nuk do fare koment.”

“Mjafton vetem te shikosh dhe i kupton te gjitha, prej mendesise deri te menyra e perpjekjeve per arritjen e qellimeve politike. Pamje me kuptimplote, moti nuk nemi pa!,” shkroi ai.

Bekim Çollaku, ish-Shef i Stafit në Presidencë të Kosovës në presidencën e Hashim Thaçit, e quajti “uzurpim” të presidencës nga pushtetit.

“Nuk ka të drejtë kryeministri,” tha ai në Rubkon të Klan Kosovës, “pa prezencën e presidentit të bëjë deklarata pubkike nga zyera e Presidencës.”

“Është shkelje flagrante e kompetencave dhe ndarjes së institucione.”

Çollaku madje u shpreh “i habitur” se pse nuk kishte reagime nga Presidenca “sepse aty ka staf permanent, drejtor, administratë, që do të duhej ta mbronin institucionin e tyre.”

“Sikur të isha shef i stafit, nuk do të kishte as mundësi minimale t’i afrohej asaj foltore,” tha ai.

Lajme të ngjashme