Komunikata skandaloze: Deputetët e PDK-së i shkojnë në zyre shoqes se Albulena Haxhiu
Deputetët e PDK-së i kanë shkuar në zyre ushtrueses së detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit për tu ankua rreth komunikatës së mbrëmshme të Kuvendit, e cila fajëson deputetët e opozitës për dje kanë shkuar në sallën e Kuvendit.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ajo komunikatë është skandaloze.
“Fatkeqësisht, Kuvendi është marrë peng prej një partie politike, e cila provon që përmes diktatit të nënshtrojë edhe administratën e Kuvendit. Pra komunikata në fjalë thotë, po e citoj, ‘Në ditën e tretë, vizita e sallës plenare është ndërprerë për disa minuta pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë’”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se do të kërkojnë sqarime nga sekretarja e Kuvendit, duke theksuar se administrata duhet të jetë neutrale.
“Dua të ndaj me ju këtë shqetësim sepse ky vend, Kuvendi i Republikës nuk është i një partie politike. Kuvendi i Republikës i takon të gjithë deputetëve të zgjedhur të parlamentit, të cilët janë betuar në këtë parlament. Dhe nuk mundet që një parti politike ta shantazhojë administratën e Kuvendit. Prandaj, për këtë do të takohemi me sekretaren bashkë me dy kolegët e mi, sepse nuk guxon që ky institucion kaq i rëndësishëm të merret peng nga vullneti dhe nënshtrimi që provon ta bëjë një parti politike”, është shprehur ajo.