"Koha e fundit që të ndalojë nxitjen e urrejtjes": AGK-ja dënon gjuhën e rrezikshme të Kurtit ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) gjuhën e rrezikshme të kryeministri Albin Kurti në drejtim të mediave.
Në fjalimin e tij, mes tjerash, Kurti tha: “mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”.
Në reagim, AGK-ja e dënoi fuqishëm gjuhën e Kurtit duke e cilësuar si "ofenduese dhe shumë të rrezikshme".
"AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë ofenduese dhe shumë të rrezikshme të kryeministrit Kurti, që i rendit mediat e Kosovës përkrah Serbisë. Një fjalor i tillë i papranueshëm që vjen nga kreu i qeverisë, direkt vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Është koha e fundit që zoti Kurti të ndalojë së përdoruri një gjuhë të tillë të nxitjes së urrejtejes ndaj medieve, që pastaj reflektohet dhe shumëfishohet nga shumë prej votuesve të tij." - thuhet mes tjerash në reagim.