Vlera e koeficientit 105 euro, mësuesi i merr 588 euro pagë bruto - NACIONALE

Vlera e koeficientit 105 euro, mësuesi i merr 588 euro pagë bruto

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot kryeministrit Albin Kurti, në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, ka treguar se vlera e koeficientit është 105 euro,. Në bazë të kësaj page, tashmë mund të llogaritet paga bruto dhe neto e mësimdhënësve në shkollën filore dhe të mesme të ulët.

Koeficienti i këtij sektori është 5.6, sipas Ligjit për Pagat, që do të hyjë në fuqi me 6 shkurt të këtij viti. E kur një koeficient i tillë shumëzohet me vlerën e koeficientit 105 euro, atëherë paga e mësuesit del të jetë 588 euro bruto (pa shtesat e tjera të përvojës).

Sipas kalkulatorit të ATK-së, paga neto e mësuesit do të jetë 524 euro e 94 centë neto, pa llogaritur shtesat e përvojës, të cilat janë individuale.

Ndërsa profesorët e shkollës së mesme do të paguhen 609 euro bruto, ndërsa 542 euro e 90 centë (pa shtesat e tjera si p.sh. të përvojës).

Duhet të sqarojme se mbi këto vlera të pagave llogariten edhe shtesat që mësimdhënësit kosovarë marrin për përvojen e tyre dhe të tjera shtesa eventuale.

Çka tha Kurti?

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, deklaroi se me anë të Ligjit të ri për Paga, do të preken rreth 82 mijë zyrtarë publikë.

“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa Hekuran Murati, ministër i Financave, është lavdëruar me vlerën e koeficientit. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Murati deklaroi se buxheti për paga, në krahasim me atë të vitit të kaluar, është rritur për 100 milionë euro

“Vlera do të jetë 105 euro. Pa shtesa pra. Pasi nëse marrim edhe shtesat, ato përbjën 12% të tërësisë së vlerës së pagave, dhe duke filluar nga shtesa e përvojës së punës, shtesa për kushte specifike e rrezikshmërinë, shtesa të tjera për kategori specifike, dhe ajo tranizitore që ajo mundëson që askujt mos t’i ulet paga.” - komentoi Murati.

Tutje, ai tha se në mesatare, kjo është një rritje substanciale, duke shtuar se është një punë e jashtëzakonoshme e bërë nga Ministria e Brendshme.

“Për vitin aktual kemi buxhetuar mbi 700 milionë, një rritje prej 105 milionë euro për dallim prej vitit të kaluar. Nëse i shohim të gjitha vitet ka 20-30 milionë euro për paga, mirëpo rritje prej mbi 100 milionë nuk ka pasur asnjëherë”, deklaroi ministri i financave…Si mesatare përbën rritje substanciale nga ajo që kemi pasur më herët. Është bërë punë e jashtëzakonshme nga Ministria e Brendshme dhe organizatat e tjera buxhetore”, përfundoi Murati.

Sindikalistët e pakënaqur...

I pari që reagoi nga sindikalistët, ishte z. Ali Sefaj, kryesindikalist i Administratës Qendrore.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ali Sefaj ka treguar se një vlerë e tillë është e papranueshme. Ai shtoi se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Vlera e koeficientit prej 105 euro eshte e papranueshme për administraten shtetrore. Qeveria edhe kesaj radhe ka mashtruar për vleren e koeficientit te cilen e pati premtuar për vleren 120 euro. Kjo ka me ndiku qe kuadrot me te mira nga sektori publik me emigru ose me kalu ne sektorin privat.” – shkroi ai.

Gazeta Nacionale kontaktoi edhe me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirin, për të pyetur për pikëpamjen e tij rreth vlerës së koeficientit prej 105 euro.

Ai ka thënë se me këtë përcaktim të kësaj vlere të koeficientit, i kanë shtrirë për tokë Policinë e Kosovës.

Mos na thirrni hiç më mirë, na kanë shtre për toke. Unë prej mjeteve të informimit e mora vesh”, është shprehur Zeqiri që në fjalët e para të telefonatës.

Ai ka thënë se përcaktimi i vlerës së koeficientit prej 105 eurosh është i papranueshëm për Policinë e Kosovës.

Përcaktimi i vlerës së koeficientit për Policinë e Kosovës është e papranueshme, edhe jo vetëm që ka me pas ankesa, unë e di që ka shumë pakënaqësi në tërë sektorin publik, por sidomos tek ne është jashtëzakonisht e papranueshme. Me këtë vlerë të koeficientit dhe me pjesën tjetër të ligjit që i kanë zbrit shtesat e tjera me ligj të pagave, nuk ka rritje të pagave, përkundrazi tek një pjesë e policisë ka zbritje, prandaj kjo është ajo që jo që është e papranueshme por këtu sigurtë dikush po don me e shkatërru këtë vend." - shtoi ai.

Lajme të ngjashme