Vlera e koeficientit 105 euro, kryesindikalisti i Policisë: Na kanë shtri përtoke - NACIONALE

Vlera e koeficientit 105 euro, kryesindikalisti i Policisë: Na kanë shtri përtoke

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është përcaktuar vlera e koefiecientit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe Kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirin për të pyetur për këtë çështje.

Ai ka thënë se me këtë përcaktim të kësaj vlere të koeficientit, i kanë shtrirë për tokë Policinë e Kosovës.

Mos na thirrni hiç më mirë, na kanë shtre për toke. Unë prej mjeteve të informimit e mora vesh”, është shprehur Zeqiri që në fjalët e para të telefonatës.

Ai ka thënë se përcaktimi i vlerës së koeficientit prej 105 eurosh është i papranueshëm për Policinë e Kosovës.

Përcaktimi i vlerës së koeficientit për Policinë e Kosovës është e papranueshme, edhe jo vetëm që ka me pas ankesa, unë e di që ka shumë pakënaqësi në tërë sektorin publik, por sidomos tek ne është jashtëzakonisht e papranueshme. Me këtë vlerë të koeficientit dhe me pjesën tjetër të ligjit që i kanë zbrit shtesat e tjera me ligj të pagave, nuk ka rritje të pagave, përkundrazi tek një pjesë e policisë ka zbritje, prandaj kjo është ajo që jo që është e papranueshme por këtu sigurtë dikush po don me e shkatërru këtë vend”, ka thënë tutje ai.

Zeqiri, gjithashtu tha se do të konsultohet edhe më Këshillin Drejtues edhe me sindikatat e tjera për këtë çështje, për të cilën tha se mëndon se në tërë sektorin publik ka pakenaqësi.

“Më duhet me u taku me këshillin drejtues me vendos edhe në bashkëpunim me sindikatat e tjera. Sigurisht që do të jemi të gjithë të njëjti mendim, dhe do të veprojmë se bashku”, ka thënë Zeqiri.

Sipas llogaritjeve, policët e Kosovës do të paguhen 525 euro.

Kujtojmë se Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se nga Ligji i ri për Paga, do të prekën rreth 82 mijë zyrtarë publikë.

“Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sipas kryeministrit me këtë sistem të ri, është dhënë mbështetje solide për kategoritë si mjekët, arsimtarët, policët dhe ushtarakët.

Ndryshimi i Ligjit është miratuar pro, pa marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Lajme të ngjashme