Vlera e koeficientit 105: Sa do të paguhen zyrtarët, prej presidentit e te mjekët? - NACIONALE

Vlera e koeficientit 105: Sa do të paguhen zyrtarët, prej presidentit e te mjekët?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë zyrtarisht është mësuar koeficienti i pagës për punëtorët e sektorit publikë në Kosovë. Siç është bërë i ditur, vlera e koeficientit pritet të jetë 105 euro. Dhe në tekstin më poshtë mund t’i shihni sa mund të jenë pagat e disa pozitave më kryesore në vend.

Vlera e koeficientit u zyrtarizu sot në mbledhjen e Qeverisë, ku kryeministri, Albin Kurti tregoi arsyet pse është caktuar kjo vlerë koeficienti.

Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sipas kryeministrit me këtë sistem të ri, është dhënë mbështetje solide për kategoritë si mjekët, arsimtarët, policët dhe ushtarakët.

Ndërkaq, ministrit i Financave, Hekuran Murati, është lavërduar me vlerën e koeficientit prej 105 eurove.

Ai ka pretenduar se buxheti për paga është rritur për 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

“Vlera do të jetë 105 euro. Pa shtesa pra. Pasi nëse marrim edhe shtesat, ato përbjën 12% të tërësisë së vlerës së pagave, dhe duke filluar nga shtesa e përvojës së punës, shtesa për kushte specifike e rrezikshmërinë, shtesa të tjera për kategori specifike, dhe ajo tranizitore që ajo mundëson që askujt mos t’i ulet paga." – ka thënë Murati.

Sa do të paguhen disa nga pozitat?

Në bazë të llogaritjeve me koeficientin e pagës dhe vlerën e koeficientin, ne llogaritëm sa mund të jenë pagat e disa prej pozitave kryesore në vend.

Sipas këtyre llogaritjeve, pagën më të lartë në vend do ta ketë, presidentja e vendit, pasi që ajo ka koeficientin më të lartë se të gjithë pozitat e tjera.

Vlera e koeficientit është 105, në bazë të një përllogaritje të thjeshtë, del se presidentja Osmani do të paguhet rreth 1 mijë e 890 euro.

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca në bazë të kësaj vlere, do të paguhen 1 mijë e 785 euro.

Ndërsa, 1 mijë e 722 do të jetë paga e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të njejtën pagë do ta marrin edhe ministrat.

Më tej, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficientin 17.5 dhe me vlerën e koeficientit 105, paga e tij do të jetë 1 mijë e 837.5

Sa i përket arsimit, Mësimdhënës/e në Shkollë fillore dhe të Mesme të Ulët do ta ketë pagën 588 euro ndërsa Mësimdhënës/e në Shkollë të Mesme të Lartë do ta ketë pagën 609 euro.

Ndërkaq Rektori i Universitetit të Prishtinës do ta ketë pagën 1 mijë e 491 euro.

E një profesor universitar do të marrë pagë 1 mijë e 302 euro.

E policët e Kosovës do të paguhen 525 euro ndërsa një ushtar i FSK-së, 588 euro.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, për pozitën Mjek specialist, Mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik, Psikolog Klinik Specialist do ta ketë pagën 1 mijë e 260 euro.

Ndërsa ambasadorët do ta kenë pagën 1 mijë e 344 euro.

Kryetarët e komunave që kanë mbi 100 mijë banorë pritet të marrin pagë 1 mijë e 365 euro ndërsa ata më më pak banorë do të kenë paga më të ulëta.

E kryetari i kryeqytetit pritet të ketë pagë 1 mijë e 575 euro.

Mbetet të shihet nëse do të mirëpritet ky koeficient nga punëtorët e sektorit publik.

Lajme të ngjashme