Koeficienti 105, deputeti i PDK-së e krahason qeverinë Kurti me pushtetet jugosllave - NACIONALE

Koeficienti 105, deputeti i PDK-së e krahason qeverinë Kurti me pushtetet jugosllave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar pas publikimit të vlerës së koeficientit që është 105.

Kastrati në Facebook ka përmendur pushtetet e Jugosllavisë, ku ka thënë se ato kallxonin përralla për zhvillim përderisa qëllimisht e futnin Kosovën në mjerim ekonomik.

KOEFICIENTËT E JUGOSLLAVISË! Pushtetet jugosllave kallxonin përralla për zhvillim përderisa qëllimisht e futnin Kosovën në mjerim ekonomik për ta imponu ikjen nga vendi. Në 2023 kemi rritje ekstreme çmimesh, rritje tatimesh, korrupcion masiv (MARTINI), inflacioni hava dhe sot masa më e re KOEFICIENTI që ul paga.” – ka shkruar Kastrati.

Ai gjithashtu ka thënë se që nga ato pushtete jugosllave kurrë qeveri më të dëmshme se Kurtit s’ka pas ky vend.

“Që nga ato pushtete jugosllave kurrë qeveri më të dëmshme se Kurtit ska pas ky vend. Me këtë koeficient sot ata që i besojnë verbërisht Kurtit as në ëndërr nuk mund ta shohin shpresën për zhvillim. Se për zhgëndërr nuk bëhet fjalë.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme