“T’ia rrisësh vetes pagën është hajni”: Del videoja kur Kurti e kundërshtonte rritjen e pagës së kryeministrit - NACIONALE

“T’ia rrisësh vetes pagën është hajni”: Del videoja kur Kurti e kundërshtonte rritjen e pagës së kryeministrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot ka bërë publike vlerën e koeficientit të pagave gjatë një mbledhje të Qeverisë së Kosovës. Sipas fjalëve të Kurtit, Ligji i Pagave në sektorin publik e cakton vlerën prej 105 euro si vlerë të koeficientit. E me këtë koeficient, i rritet paga edhe Kurtit.

Siç shkroi Nacionale, Kurti si kryeministër do të ketë rrogë më të madhe nga ky muaj, pasi më 6 shkurt do të hy në fuqi ligji.

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca në bazë të kësaj vlere, do të paguhen 1 mijë e 785 euro. E një rritje të tillë, dikur e kundërshtonte Kurti. Madje rritjen e pagës së vetes, e quante hajni e vjedhje.

Deri më tani, kryeministri Kurti ka marrë pagë bruto rreth 1 mijë e 500 euro në muaj, por tash pritet që të paguhet më shumë.

Vlera e koeficientit është 105, ndërsa koeficienti për pagën e kryeministrit është 17, dhe në bazë të përllogaritjes, del se Kurti tash do të paguhet 1 mijë e 785 euro, pra 285 euro më shumë.

“T’ia rrisësh pagën vetës është hajni, është vjedhje. Sepse vjedhja nuk është vjedhje sepse bëhet tinëz, por për shkak se është vjedhje. Ka vjedhje açik, p.sh. kjo rritje e pagave.” – thoshte vite më parë Kurti në një seancë të Kuvendit të Kosovës.

@lajme24h ALBIN KURTI NË OPOZITË: T’IA RRISËSH PAGËN VETËS ËSHTË HAJNI #albinkurti #kuvendikosoves #pagat #viral #viralvideo #foryou #fy #foryoupage ♬ Epic Orchestra - RK Sound

Lajme të ngjashme