Koci sot e vazhdon nga Beogradi protestën për moskonstituimin e Kuvendit: Media, mos i intervistoni deputetët - NACIONALE

Koci sot e vazhdon nga Beogradi protestën për moskonstituimin e Kuvendit: Media, mos i intervistoni deputetët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka thënë se protestën e tij për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës do ta vazhdojë edhe sot, por nga Beogradi, atje ku ndodhet në lidhje me arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu.

Në një shkrim në Facebook, ai ka pasur një thirrje për mediat duke kërkuar që mos të intervistohen deputetët.

Postimi i plotë:

Lutje mediave për protestën e sotme

Kërkoj falje, por sot po më duhet me e vazhdu protestën prej Beogradit.

Jo rastësisht.

Po e vazhdoj sepse deputetët, edhe pas 30 tentimeve, nuk kanë arritur me gjet zgjidhje.

Edhe sot – e dijmë paraprakisht që s’merren vesh.

E megjithatë, dalin në media si me qenë gjithçka në rregull.

Mashtrim.

Deputetët po i përdorin mediat për me i realizu interesat e veta.

Jo për me shërby qytetarët, por për me i ruajt pozitat e veta.

Prandaj, protesta ime sot është një lutje për mediat:

Mos i intervistoni deputetët. Vetëm sot.

Vetëm një ditë pa ta.

Mos iu jepni mikrofonin.

Kanë pasur mbi 30 herë me folë – dhe çdo herë kanë mashtruar.

A nuk po e shihni që rrejnë pa pikë turpi?

A nuk po e shihni që po e marrin rrogën me muaj – e nuk po punojnë!

E për vetë deputetët – kam një kërkesë të thjeshtë:

Ktheni rrogat.

Së paku. Nuk i keni meritu.

Jepini për ndonjë vendstrehim, ndonjë rast humanitar.

Në anën tjetër, prej tash, as presidentja nuk mund të amnistohet më.

Nëse nuk është proaktive në këtë krizë, është bashkëfajtore.

P.S.

Të gjithë ju që pajtoheni me këtë protestë, ju lus:

Bejani tag secilit deputet këtu në komente.

Kërkojuni publikisht që t’i kthejnë rrogat.

Lajme të ngjashme