Klismani 'nuk shënon': Reagimi i parë nga Qeveria pas denoncimit të BE-së s’mund të ishte më i çuditshëm
Këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu, ka bërë një reagim të çuditshëm ndaj deklaratave të bëra sot nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano ku akuzohet Kosova se ka shkelur frymën e marrëveshjeve të dialogut me shkarkimin e Ekipit Menaxhues.
Sipas Kadiut, vendimi i Qeverisë për ekipin menaxhues nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.
Ai ka deklaruar se “Ekipi Menaxhues” - të cilit i është referuar me shkronja të para të vogla në fillim - e ka pasur për detyrën vetëm që ta bëjë përgatatitjen dhe prezantimin e draftit të statutit të Asociacionit.
“Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik,” – është shprehur ai, por pa ofruar ndonjë provë ku do të mbështeste këto deklarata.
Klisman Kadiu ka akuzuar zëdhënësin e BE-së se ka “minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut”dhe në anën tjetër për “maksimum gatishmërie në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës.”
Por, çka thoshte Besnik Bislimi për Ekipin Menaxhues? Lexojeni artikullin e mëposhtëm: