Klinika e Urologjisë gjatë këtij viti ka kryer 811 raste të thyerje së gurëve në veshkë
Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë këtij viti janë shënuar 811 raste të thyerje së gurëve në veshkë janë.
Përmes një njoftimin për media, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treguar se në këtë klinikë janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike.
“811 raste të thyerje së gurëve në veshkë janë realizuar në nëntë muajt e parë të vitit 2023, nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në po këtë klinikë, janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, poashtu, ka pasur 1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi dhe aplikim i stentave ureterale, 134 rate të ekzaminimeve urodinamike, 193 aplikime të nefrostomave, mbi 7 mijë e 600 vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore. Janë bërë edhe 227 biopsi të prostatës. Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike”, është thënë në njoftimin e këtij shërbimi.