Klinaku tregon si zhbëhet Specialja: Me 31 vota “për” mund të ndryshohet, të prishet, ose të bëhet ligj i ri për Specialen
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka treguar se si zhbëhet Gjykata Speciale.
Ai ka bërë me dije se zhbërja e Speciales realizohet me vullnet e shumicës së deputetëve të Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës miraton dhe ndryshon ligje. 61 deputetë duhet të marrin pjesë së seancë për ta bërë kuorumin, të cilët pastaj marrin pjesë në votim. Me 31 vota për mund të ndryshohet, të prishet, ose të bëhet ligj i ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nëse dikujt pastaj nuk i pëlqen kjo, mund ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Kaq e thjeshtë ka qenë dhe është kjo. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për këtë, e sidomos kur ka degraduar aq shumë kjo gjykatë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.