Klinaku për bastisjen e banesës së Behramajt nga Specialja: Pseudozyra vazhdon me skandale - NACIONALE

Klinaku për bastisjen e banesës së Behramajt nga Specialja: Pseudozyra vazhdon me skandale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me bastisjen e banesës së ish këshilltarit të Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale.

Klinaku këtë aksion të Prokurorisë Speciale e ka quajtur skadnal, duke ju referuar si “pseudozyre” Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.

#PoshtëGjykataSpeciale ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se bastisja në banesën e Behramajt është duke vazhduar ende, dhe është konfirmuar nga avokati i tij, Artan Qerkini.

Lajme të ngjashme