Klinaku për 'analizën' problematike të Akademisë së Shkencave: Një pamflet përçarës dhe kundër shqiptarëve
Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar lidhur me një analizë tejet problematike me gabime të shumta drejtshkrimore e gjuhë paranojake ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Partisë Socialiste e Partisë Demokratike të Shiqipërisë dhe fesë islame nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK).
Pas raportimit të Nacionales, 'analiza' e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (AShAK) ka marrë reagime tejet të ashpra nga opinioni publik.
Klinaku shkrimin e publikuar nga AShAK-ja e quajti "pamflet përçarës dhe kundër shqiptarëve."
"Unë kam menduar se Kosova nuk ka akademi fare, por ajo (AShAK), paska shkruar një pamflet përçarës dhe kundër shqiptarëve.
Mjafton kjo pjesë për ta konstatuar këtë gjë." - shkroi ai në Facebook.
