Klinaku flet pas seancës: Nuk e heqi postimin, nuk ka kurrfarë vepre penale ndaj Kurtit - NACIONALE

Klinaku flet pas seancës: Nuk e heqi postimin, nuk ka kurrfarë vepre penale ndaj Kurtit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Klinaku flet pas seancës: Nuk e heqi postimin, nuk ka kurrfarë vepre penale ndaj KurtiFaton Klinaku ka folur pas seancës së sotme në Gjykatë, e ku ishte edhe Albin Kurti.

Klinaku që akuzohet për kanosje, ka thënë se nuk e largon postimin.

“Ju e dini që kam kërkuar edhe vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimin tim që ka qenë i përsëritur figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook edhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë si pjesëtarë të UÇK-së, kemi luftuar që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është obligim i secilit qytetar që t’i përgjigjet. Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë, përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hudhje të aktakuzës”, tha Klinaku.

Në anën tjetër, Nuredin Selmani tha se kryeministri Kurti nuk duhet të frikësohet nga ai, por nga historia.

“Albin Kurti të mos ka frikë nga unë, por të frikësohet nga historia që një ditë do ta dënojë historia e popullit shqiptar. Ky ‘tuc’ duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori, t’i përgjigjet prokurorisë sepse duhet me dhënë përgjegjësi për paratë e shtetit, paratë e këtij populli kah po shkojnë”, tha Selmani.

Lajme të ngjashme