“Klima albiniane e padurueshme për ministrat”: Opozita i kërkon përgjegjësi Kurtit për dorëheqjen e Mehajt - NACIONALE

“Klima albiniane e padurueshme për ministrat”: Opozita i kërkon përgjegjësi Kurtit për dorëheqjen e Mehajt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opozita është shprehur e befasuar me dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ata kanë kërkuar nga kryeministri përgjegjësi për largimin e Mehajt dhe të ish-ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, të cilët kishin ardhur nga diaspora për të shërbyer në Kosovës.

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë bërë me se nuk është rastësi që dy ministra të ardhura nga diaspora kanë dhënë dorëheqje.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka vlerësuar se tregon se trupi po ikë nga Albin Kurti.

‘Truri’ po ikë prej Albin Kurtit. Largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, dy ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur. Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme. P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Kurse anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se Mehaj ka qenë vetëm si spektator.

Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pyetej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Sipas saj, klima e kryeministrit është bërë e padurueshme për ministrat.

Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!”, ka vlerësuar ajo.

Dorëheqja e Mehajt

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar edhe zyrtarisht për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se dorëheqje ka dhënë për arsye familjare.

Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrat e tjerë të qeverisë për punët e përbashkëta.

Pas shumë vitesh shërbim në uniformë, për mua si ushtarak ka qenë përgjegjësi dhe privilegj ta merrja këtë detyrë kaq të lartë, nëpërmjet të cilës profesionalizmi dhe përvoja ime ushtarake, erdhën në shprehje në formë politikash dhe strategjish shtetërore”, ka shkruar Mehaj.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar Mehajn për kontributin e dhënë.

Ministrin Mehaj e falenderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregull dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.” – ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Në vend të Mehajt, kryeministri Albin Kurti e ka emëruar kolonelin e njohur të FSK-së, Ejup Maqedonci.

Ministri i ri i Mbrojtjes është shprehur i nderuar për marrjen e përgjegjësisë se re për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai është shprehur i privilegjuar që do ta drejtojë dikasterin qeveritar që do t`i bëj politikat e mbrojtjes dhe të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të ngjashme