Kjo është pasuria modeste e Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër - NACIONALE

Kjo është pasuria modeste e Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër

1 javë më parë

nga NACIONALE

Edhe kandidati i PDK-ë për kryeministër, Bedri Hamza, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kryetari i Mitrovicës si pasuri të paluajtshme ka deklaruar dy banesa dhe një shtëpi.

Në formularin e pasurisë, ai ka deklaruar një banesë me vlere prej 46 mijë euro, të cilën e ka blerë me vetëfinancim dhe një banës tjetër prej 120 metra katror, të cilën e ka blerë nga shitja e banës në Mitrovicë.

Gjithashtu, Hamza ka deklaruar edhe shtëpi të trashëguar prej 72 metra katror me vlerë prej 25 mijë euro.

Po ashtu, si pasur të paluajtshme ai ka deklaruar edhe një banesë të bashkëshortes.

Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar edhe disa garazhe dhe një hektar tokë.

Ai ka deklaruar një veturë të tij dhe një të bashkëshortes.

Lajme të ngjashme