Kisha Ortodokse Serbe me akuza të pabaza për dëbimin e serbëve dhe krijimin e Kosovës “etnikisht shqiptare” - NACIONALE

Kisha Ortodokse Serbe me akuza të pabaza për dëbimin e serbëve dhe krijimin e Kosovës “etnikisht shqiptare”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kisha Ortodokse Serbe ka publikuar edhe një reagim tjetër në lidhje me sulmin terrorist në veri të Kosovës, të cilin e udhëhoqi Milan Radojiçiqi, i kërkuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA dhe Britania e Madhe.

Në reagimin e saj, Kisha Ortodokse Serbe ka bërë akuza absolutisht të ashpra, të pabaza dhe të papranueshme. Kjo kishë ka akuzuar autoritetet kosovare se po dëshirojnë të krijojnë një Kosovë “etnikisht shqiptare”.

"Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht e ka vënë në dukje, veçanërisht fuqive të mëdha, politikën jashtëzakonisht të rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, qëllimi i vetëm i të cilave është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare. Në këtë ndjekje janë kryer sulme të panumërta ndaj vendeve tona të shenjta, ndaj njerëzve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve serbë. Në muajt e fundit, njerëzit janë arrestuar pa asnjë provë ose bazuar në prova të fabrikuara, është sekuestruar toka në pronësi të serbëve; me pak fjalë, Kosova sot është tokë pa ligje ku nuk ekziston as liria dhe as një standard minimal i jetës normale për serbët." - shkruhet tutje në reagimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Lajme të ngjashme