Kidnapimi i tre policëve, Kurti: Serbia të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën - NACIONALE

Kidnapimi i tre policëve, Kurti: Serbia të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger.

Sipas njotimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka falënderuar deputetët austriakë për vizitën dhe i njoftoi me qeverisjen dy vjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit, me theks te progresi ekonomik dhe demokratik, dhe te situata në katër komunat në veri të vendit.

Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3. Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave.” – thuhet në njoftim.

Kurti në takim ka folur për situatën në veri, ku ka thënë se është situatë e vështirë për shkak të Serbisë, duke shtuar se Serbia ka kryer akt agresioni mbi Kosovë duke rrëmbyer tre policët.

Ai gjithashtu ka ftuar faktorin ndërkombëtarë që të reagojë për rrëmbimin e policëve.

Për sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës, me ç’rast ndau me ta dëshmitë që tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla. Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova.” – thuhet në njoftim nga ZKM.

Lajme të ngjashme