Kica-Xhelili thotë se video e VV-së u bë kundër iniciativës së LDK-së: Sondazhe fake, video propaganduese
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të videos nga Vetëvendosjes, në të cilën sulmonte ashpër partitë opozitare në vend.
Kica-Xhelili ka thënë se e ka pritur që do të ketë një reagim të tillë nga VV-ja.
Sipas saj, kjo video është si reagim kundër iniciativës së LDK-së për gjendjen në vend dhe tejkalimin e saj.
“Më pyeti dikush dje: “A thu çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së?” I thash: Sondazhe fake Video propaganduese Panikë - Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video” – ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Në linkun më poshtë mund të lexoni dhe shikoni videon e VV-së kundër opozitës.
