Kica-Xhelili i reagon ashpër VV-së: Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, pas statusit të Koordinatores për Komunitete në këtë parti, Dejona Mihali.
Kica-Xhelili përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në universin paralel të Vetëvendosjes, e majta flet për të djathtën e zero është baraz me pesë.
Ajo tutje duke iu drejtuar VV-së, ka thënë se korrupsionin e kanë bërë mjet veprimi, por nuk e kanë gjatë.
“Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë. Mbajeni mend - KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush. E ju në vend se të flisni për:
Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK;
Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë;
Ministren që ndryshon rregulla për kunetër;
Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi;
Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit;
Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë.” – ka shkruar ajo.
Në fund deputetja e LDK-së ka thënë se kahun ky popull ja nxjerr gjithçkaje, duke shtuar se edhe atë qytetarin analfabet që VV-ja e ka llogaritur, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës.
“Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës.” – ka shkruar ajo.