Kica-Xhelili godet rëndë Kurtin pasi ky u frye për mungesë nepotizmi: Ku e ke gruan e vajzën e shtëpinë? - NACIONALE

Kica-Xhelili godet rëndë Kurtin pasi ky u frye për mungesë nepotizmi: Ku e ke gruan e vajzën e shtëpinë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Doarsa Kica Xhelili ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti pas deklaratave të tij të bëra sot në lidhje me emërimin e një aktivisti të VV-së si drejtor televizioni në RTK.

Kurti u pyet sot nëse kishte koment në lidhje me emërimin e Rilind Gërvallës, aktivist i VV-së, si drejtor televizioni në RTK dhe u shpreh se ishte kryeministri i vetëm mbiemri i të cilit nuk ndodhej në ndonjë ministri tjetër.

Deputetja e LDK-së që deri para një viti i takonte grupit parlamentar të Vetëvendosjes, u shpreh ashpër ndaj kësaj deklarate duke mos besuar as që Kurti e kishte seriozisht.

“Seriozisht? A mund ta imagjinoni? A mund ta analizoni si përgjigje? Domethënë, sipas tij, rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të VV, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti.” – shkruan ajo.

Por, Kica Xhelili vazhdon tutje duke pyetur mes tjerash edhe se ku e ka familjen, gruan e vajzën, se ku i arsimon e shëron?

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme