Kica-Xhelili: Ftesa ishte lojë, po hyjnë në pazare të fshehta
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas situatës së sotme në Kuvend.
Ajo ka thënë se ftesa për takim nga Kurti ka qenë lojë.
Postimi:
Sikurse e kuptuat, ftesa kishte qenë lojë, pjesë e së cilës nuk bëhemi.
Meqë numrat nuk i kanë, deshën që arbitrarisht me metoda anti-kushtetuese t’a bëjnë votimin e fshehtë, që të hyjnë në pazare poaq të fshehta.