Kica-Xhelili: Do të ankohemi në Kushtetuese për Ligjin e Këshillit Civil, ua kemi mësuar serialet - NACIONALE

Kica-Xhelili: Do të ankohemi në Kushtetuese për Ligjin e Këshillit Civil, ua kemi mësuar serialet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LD-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër lidhur me tendencën e pushtetit për ta votuar në lexim të dytë ndryshimet e Ligjit për Këshillin e Pavarur Civil.

Kica-Xhelili ka deklaruar se fillimisht i shkarkuan anëtarët, e më pas po e ndryshojnë ligjin që sipas deputetes, tregohet se këto janë tendenca të qëllimshme.

“Në vitin 2021 pasi mora udhëheqjen e Komisionit për Administratë Publike mu parashtruan tri kërkesa nga akterët e VV-së: njëra nga to ishte të shkarkohen anëtarët e Këshillit Civil. Personalisht kam pasur shumë pikëpyetje me vendime të Këshillit. Për sharkimin e tyre e kisha bindjen që ishte arbitrartitet e jo drejtësi. Fakti që kemi pushtetin nuk na bënte gjithëpushtetshëm në demokraci. Kjo ishte arsyeja që nuk e pata mbështetur me fjalim atë shkarkim”, ka thënë deputetja e LDK-së.

“Sot po më dëshmohet se gjithmonë paska qenë e qëllimshme, asnjëherë s’ka qenë për laicitetin juridik. Sot po shfaqet haptas. Dy vite më vonë kur u dëshmua që Këshilli nuk shkarkohet sepse ky vend ka Gjykatë Kushtetuese, tash e kemi një tendencë tjetër kundër-kushtetuese”, tha ajo më tutje.

Kica-Xhelili ka treguar se si me këto ndryshime, vendimet e këshillit nuk do të zbatohen pa vendim të gjykatës. Gjithashtu, se si vendimet nuk vlejnë për pozitat e larta.

“Vendimet e Këshillit për ankimim nuk do të jenë definitive, nuk zbatohen. Vendimet e Këshillit nuk vlejnë për pozita të larta. Kjo s’po bëhet për shërbimin civil, kjo po bëhet për qeverinë. Qeverisë i konvenon t’i lodhë vërdallë shërbyesit civilë lart e poshtë. Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që natyra e vendimeve të Këshillit ka karakter ekzekutiv, pa asnjë kufizim. Kjo që keni sjellur është kufizim”, tha deputetja e LDK-së.

“Pse po e bëni këtë? Kërkoni masë të përkohshme dhe kjo nuk e prek më pas rolin ekzekutiv të vendimit të Këshillit. Vetëm e keni përmendur zbraztirë ligjore, dhe asgjë tjetër nuk e keni definu. Jo-aksidentalisht nga 5 sekretarë U.D ndërrohen në ministrat e juaja. Kjo është e mangëta e ligjit. Ky është kundër-kushtetuese. Edhe këtë ligj e ankimojmë, e di që iu japim shkas për seriale. Serialin Vetëvendosja. Imagjinoni të ankoheni që kërkojmë kushtetutshmëri. Skenarin ua kemi mësuar, por është bërë bajat. Bajat bashkë me mjegullën që po e shitni për mirëqenien e sektorit publik”, deklaroi më tutje.

“Ky ligj nuk guxon të kalojë. Vota juaj ka peshë tjetër, sepse sot nuk kemi më mëdyshje që ju nuk dini, por ju dëshironi t’i sjellni këto elemente kundër-kushtetuese. Sot çdo votë e juaja është bashkëpunim në këto shkelje, s’ka pretekst. Është përgjegjësi publike”, përfundoi Doarsa Kica-Xhelili.

Lajme të ngjashme