KFOR shton prezencën në veri, vendosën tela gjembor në rrugën afër kufirit në Jarinjë
Kemi hyrë në ditën e nëntë, që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.
Rrugët që të shpien për në Rudarë dhe Jarinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa situata pas vendosjës së barrikadave vazhdon të jetë e njëjtë.
Dje është raportuar se edh një barrikadë është vendosur në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan.
Sot është paralajmëruar një protestë në Jarinjë, afër kufirit Serbi-Kosovë, ku disa serbë kanë bërë thirrje për heqjen e kufirit, kjo ka shtyre që KFOR-i, amerikan sot të vendosët në afërsi të kufirit, duke blinduar rrugën më tela gjemborë afër zonës ku janë të vendosur policia e Kosovës.
Raportohet se edhe KFOR-i, polak dhe letonez, janë vendosur afër kufirit në Bërnjak.