KFOR-i për kidnapimin e tre policëve kosovarë: Nuk kemi qenë të përfshirë, jemi në kontakt me autoritet serbe - NACIONALE

KFOR-i për kidnapimin e tre policëve kosovarë: Nuk kemi qenë të përfshirë, jemi në kontakt me autoritet serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KFOR është deklaruar në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.

Në një përgjigje për Gazetën Express, KFOR ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen që ka ndodhur sot.

Tutje kanë thënë se janë në komunikim me autoritetet serbe për të mësuar çfarë ka ndodhur.

KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme sa i përket pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur.” - thuhet në përgjigje.

Lajme të ngjashme