Këta janë deputetët e Kuvendit që shpenzuan më së shumti për udhëtime - NACIONALE

Këta janë deputetët e Kuvendit që shpenzuan më së shumti për udhëtime

1 vit më parë

nga Besian Beha

Saktësisht 34 mijë e 770 euro kanë shpenzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për 5 muajt e fundit për udhëtime jashtë vendit. Destinacionet kryesore kanë qenë Holanda, Franca, Greqia, vendet e tjera në Evropë e deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto të dhëna gazeta Nacionale i ka siguruar bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike nga Kuvendi i Kosovës.

Grupi parlamentar që ka shpenzuar më së shumti për udhëtime është ai i Vetëvendosjes me gati 14 mijë e 900 euro.

Pastaj, Lidhja Demokratike e Kosovës me 7 mijë e 696 euro. Deputetët e komuniteteve kanë shpenzuar për udhëtime 4 mijë e 734 euro. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 3 mijë e 743, kurse ata të Partisë Demorkatike të Kosovës 3 mijë e 293 euro.

Kurse, ashtu siKurse, ashtu siç ka raportuar gazeta Nacionale më herët, për dreka deputetët kanë shpenzuar 23 mijë e 330 euro. Kjo për periudhën mars-gusht 2022.

Deputetët që shpenzuan më së shumti për udhëtime

Deputetja që ka shpenzuar më së shumti për udhëtime është Doarsa Kica-Xhelili. Ajo edhe pse ka bërë vetëm dy udhëtime, ka përfituar 2 mijë e 412 euro. Kjo pasi një vizitë më të gjatë, e kishte bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dyti me më së shumti shpenzime për udhëtime është deputeti nga komunitetet, Enis Kervan. Ai ka përfituar nga udhëtimet si deputet shumën në vlerë 2 mijë e 362 euro.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka udhëtuar 10 herë, duke përfituar 2 mijë e 221 euro nga buxheti i Kuvendit të Kosovës.

Një tjetër deputete nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka përfituar është nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Ajo ka përfituar nga udhëtime 2 mijë e 82 euro.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demorkatike e Kosovës ka udhëtuar goxha në periudhën prej prillit deri në muajin gusht 2022. Ai ka përfituar 1 mijë e 779 euro. Afërsisht me Selmanajn ka shpenzuar edhe Jeta Statovci. Ajo është kompensuar në vlerë 1 mijë e 708 euro.

Fridon Lala nga komunitetet ka udhëtuar duke përfituar 1 mijë e 285 euro. Mimoza Kusari-Lila 1 mijë e 87 euro, Ardian Gola 1 mijë e 28 euro

E në anën tjetër, deputetët që kanë shpenzuar më së paku për udhëtime janë Bekë Berisha, Anton Quni e Hisen Berisha, me vetëm nga 39 euro në vlerë udhëtime.

Gazeta Nacionale ua sjellë listën e deputetëve që kanë shpenzuar për udhëtime: Saranda Bogujevci 2 mijë e 82 euro, Jeta Statovci 1 mijë e 708 euro, Enis Kervan 2 mijë e 362 euro, Valentina Bunjaku-Rexhepi 501 euro, Time Kadriaj 540 euro, Pal lekaj, 753 euro, Adnan Rrustemi 749 euro, Haki Abazi 2 mijë e 221 euro, Mefail Bajqinovci 373 euro, Erxhan Galushi 671 euro, Avdullah Hoti 553 euro.

Hykmete Bajrami 492 euro, Fitore Pacolli 430 euro, Driton Selmanaj 1 mijë e 779 euro, Dimal Basha 841 euro, Besnik Tahiri 986 euro, Blerta Deliu-Kodra 894 euro, Bekë Berisha 39 euro, Anton Quni 39 euro, Ardian Gola 1 mijë e 28 euro, Hisen Berisha 39 euro, Armend Muja 252 euro, Eliza Hoxha 621 euro, Vlora Dumoshi 325 euro, Fatmire Kollçaku 180 euro, Mërgim Lushtaku 252 euro, Fridon Lala 1 mijë e 285 euro, Ferat Shala 376 euro, Mimoza Kusari-Lila 1 mijë e 87 euro, Arben Gashi 634 euro, Albena Reshitaj 1 mijë e 89 euro.

Tinka Kurti 840 euro, Doarsa Kica-Xhelili 2 mijë e 412 euro, Enver Hoxhaj 441 euro, Driton Hyseni 553 uro, Fidan Jilta 117 euro, Fjolla Ujkani 78 euro, Ariana Musliu-Shoshi 632 euro, Shqipe Metaj 78 euro, Agon Batusha 195 euro, Elmi Reçica 78 euro, Arbresha Kryeziu-Hyseni 402 euro, Rrezarta Krasniqi 639 euro, Xhavit Haliti 216 euro, Armend Zemaj 316 euro, Albana Bytyqi 414 euro, Glauk Konjufca 457 euro, Fitim Uka 234 euro, Duda Balje 335 euro, Alban Bajrami 296 euro, Shqipe Selimi 276 euro, Burim Meta 609 euro.

Shpenzimet për dreka

Në anën tjetër, vlera e përgjithshme e drekave zyrtare për pesë muaj ka shkuar në 23 mijë e 330 euro. Këto shpenzime i përfshijnë bufenë dhe drekat e tjera zyrtare të organizuara nga komisionet parlamentare.

Dreka të ngjashme më së shumti kanë organizuar komisionet për Arsim, Bujqësi, Legjislacion, komisionet ad-hoc dhe ai për Punë të Jashtme.

Nëse llogariten vetëm shpenzimet për bufenë e Kuvendit në këtë periudhë kohore, vlera shkon në shkon në mbi 10 mijë euro.

Lajme të ngjashme