Këshilltari i Besnik Bislimit pretendon se e ka zënë Vuçiqin në rrenë, por ndërkombëtarët s'po e shohin - NACIONALE

Këshilltari i Besnik Bislimit pretendon se e ka zënë Vuçiqin në rrenë, por ndërkombëtarët s'po e shohin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i zv.Kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka bërë një status me gjuhë mjaft të ashpër në profilin e tij në Facebook.

Ai pretendon të ketë gjetur një kundërthënie në fjalët e presidentit serb Vuçiq sa i përket kontrollit/ndikimit të tij te serbët në veri.

Kadiu pretendon që Vuçiq herën e parë në CNN ka thënë se nuk i kontrollon bandat dhe serbët në veri. Ndërkohë që dje ka premtuar se do të ndikonte te serbët në veri që të merrnin pjesë në zgjedhje.

“Tash, a i kontrollon apo nuk i kontrollon? A ka ndikim apo nuk ka ndikim?” - pyet këshilltar Klismani.

Pse po ndodh kjo?

“Presidentit të Serbisë po i intereson ruajtja e status quo-së, kaosi, e tentativat e panumërta për destabilizimin e Kosovës. Atij i pengon progresi i vendit tonë, i pengojnë marrëveshjet e mëhershme dhe të tashme që duhet t'i implementojë, i pengon shteti i Kosovës.” – u shpreh ai.

Duhet kujtuar se Lista Serbe madje kishte kërkuar edhe tërheqjen e plotë të Serbisë nga dialogu me Kosovën, por fatmirësisht një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur!

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme