Kërkesa e Kurtit për kohë shtesë tensionon Kuvendin: Momenti kur gjuhet me vezë nga Time Kadrijaj
Kërkesa e Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje për kohë shtesë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime të ashpra në këtë institucion, gjë që çoi në mbylljen e seancës me tensione.
Më poshtë, Nacionale iu sjell të përmbledhur krejt situatën që çoi Time Kadrijajn të hedhë vezë në drejtim të Albin Kurtit.
Fillimisht, të pranishëm në seancën e sotme, e cila u thirr në mënyrë anti kushtetuese, ishin 109 deputetë. Opozita, vendosi që të marrë pjesë.
Fjala më pas, nga kryesuesi Avni Dehari iu dha Albin Kurtit, i cili nuk propozoi një emër për kryetar të Kuvendit.
Në vend të kësaj, ai kërkoi kohë shtesë.
“Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i VV-së me kryetarët e partive të tjera parlamentare kanë vazhduar, marrëveshje politike nuk kemi ende. Prandaj që t’i evitojmë gjedhjet e reja, ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.
Kërkesa iu aprovua nga Avni Dehari, i cili “i luti kryetarët e partive të bëjnë përpjekje për marrëveshje”.
Pas këaj, siç shihet edhe në videon e xhiruar nga Nacionale në Kuvendin e Kosovës, deputetja Time Kadrijaj hedhi disa vezë në drejtim të Albin Kurtit.
Këtu, u angazhuan me deputetë të VV-së e me mbrojtje e afërt për t’i dalë në mbrojtje Kurtit.
Më pas, seanca u ndërpre.
“Ndërpritet seanca, sigurimi të ndërhyjë ju lutem”, tha Dehari.