"Kena fol para pushimeve verore, por më jo": Avdyli ngul këmbë se s'janë prishur raportet Osmanin
Anise mosmarrëveshjet e presidentes Vjosa Osmani me partine që e themeloi, Guxo, janë konfirmuar nga të dyja palët, deputeti Haxhi Avdyli ka mohuar të ketë çarje të thella.
Në “DPT te Fidani”, ai është pyetur mbi këtë çështje, ku tha se me presidenten Osmani ka komunikuar për herë të fundit në fillim të verës.
“Ne kemi pasë dhe kemi komunikim, më shumë social, përmes letrave e gjërave, rrjeteve të ndryshme sociale, përmes telefonit. Ka një kohë që nuk e kam taku këtë kohë, se edhe është në udhëtime jashtë vendit shpesh.
Komunikimi i fundit është diku në fillim të verës, në fund të mandatit asi, prej verës nuk kam komuniku ende për shkak se edhe jo pushimet vjetore të mia, të asaj edhe besoj që do të takohemi dhe të bisedojmë për çështje që kemi interes të përbashkët.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Sipas Avdylit, pas Rugovës, “Kosova nuk ka pasur president më të mirë” se sa Osmani:
“Unë një muj me siguru, ky vend pas Ibrahim Rugovës, nuk ka pasë president më të mirë...Tash kompetencat e presidentes, kryeministrit dallojnë. Të presidentes janë ato që janë, ceremonial dhe të politikës së jashtme, për çështje që janë për organizimin e brendshëm përgjegjës është kryeministri Kurti. Ashtu ka qenë edhe marrëveshja e koalicionit. Në këtë drejtim, komunikimi mes kryeministrit dhe presidentes duhet ta siguroj opinion, është në nivelin më të mirë”.
Në fund, deputeti i GUXO, në listën e VV-së tha:
“Raportet janë institucionale dhe do të jenë institucionale, kjo nuk ka dyshim. Nuk ka nevojë me i pajtu, se ato janë të pajtume. Unë nuk ndërhyj në diçka që mund të jenë keqkuptime të momentit, por raportet institucionale janë. Normalisht që e kam ditë këtë punë (keqkuptimet), për neve është më rendesi që përtej raporteve personale, është funksionimi i Kosovës. Unë besoj që raportet e tyre nuk janë të çara aq thellë sa mos të pajtohen…Unë besoj që presidentja Osmani e ka përgjegjësinë institucionale, sepse s’ka të bëjë me raporte personale, se ato mund të prishen mes miqësh”.