"Kemi potencial më shumë": Kurti nis mbledhjen me qasje vetëkritike, por pastaj lëshohet në vetëlavdërime
Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e 118 të saj.
“Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve për vitin 2023,” – u shpreh Kurti me të filluar mbledhja me një ton që dukej vetëkritik.
“Le të vazhdojmë pra garën me veten, me bindjen se potenciali ynë është më i madh se aktualiteti që e kemi.” – vazhdoi më tej ai.
Por, më pas ai u lëshua me vetëlavdërime duke deklaruar se ia kishin filluar mbarë punës qysh në ditën e tretë të vitit.
Kujtojmë që sot Kurti do të vizitohet nga nënsekretari amerikan Derek Chollet, disa prej qëndrimeve të tij në kohën e tensioneve për veriun kishin shqetësuar gjithë Kosovën.
Në këtë mbledhje të Qeverisë do të shqyrtohen dymbëdhjetë pika.