Fermerët dhe “VITA” kërkojnë nga AUV dhe Muja publikimin urgjent të rezultateve të mostrave - NACIONALE

Fermerët dhe “VITA” kërkojnë nga AUV dhe Muja publikimin urgjent të rezultateve të mostrave

1 orë më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesit e fermerëve si dhe të qumështores “VITA”, në një konferencë për shtyp, po kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë, që udhëhiqet nga Armend Muja, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që t’i publikojnë rezultatet e mostrave të marra më datën 02.07.2026, në menyrë që të mos demtohen fermëret.

Elvir Uka, përfaqësues i fermerëve dhe i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, ka thënë se janë mbledhur para AUV-së për t’i prezantuar kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë me publikimin e rezultateve të mostrave të marra nga “VITA”. Gjithashtu, kanë kërkuar edhe arsyen se pse, sipas tij, gjithë kjo paqartësi ndaj produkteve vendore.

Ata gjithashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të publikohen rezultatet e qumështit “VITA”, në mënyrë që të mos ketë probleme rreth grumbullimit të qumështit në ditët në vijim, për shkak të stoqeve të krijuara në qumështoren “VITA”.

Tutje, këta fermerë kanë kërkuar kontroll edhe ndaj produkteve të huaja që janë në treg me çmime shumë të ulëta, në mënyrë që qumështoret vendore të rrisin grumbullimin e qumështit.

“Ne si shoqatë jemi zotuar te Vita, se ministria shumë shpejt do t’i publikojë rezultatet por nuk ka asgjë konkrete deri më tani. Ju lutem që rezultatet e mostrave të 2 korrikut 2026 të qumështit "Vita', me vendim të posaçëm, t’i dërgohen qumështores "Vita" menjëherë, në mënyrë që të përmirësojë imazhin e qumështit "Vita", në mënyrë që automatikisht të mos ketë probleme me grumbullimin e qumështit në ditët në vijim, për shkak të stoqeve të krijuara në qumështoren Vita. Pra, urgjentisht të merren maasa për kontrollin e produkteve të importuara të dyshimta që po shiten në raftet tona me çmime shumë të ulëta, në mënyrë që sa më shpejt qumështoret tona të rrisin grumbullimin e qumështit. Edhe me shumë mirësjellje, edhe një herë po ju lusim publikisht të gjithë aktorët, nuk jemi duke kërkuar diçka të paarritshme, po kërkojmë vetëm publikimin e rezultateve që jemi të sigurtë që deri më tani janë realizuar", tha Uka para gazetarëve

Kurse, Kushtrim Tigani përfaqësues nga qumështorja “Vita” tha se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja në takim u ka thënë se rezultatet do t’i pranojnë më datë 10 korrik dhe të njëjtat do t’i publikojë në konferencë pas tre ose katër ditësh.

“Pas shumë përpjekjeve të kontaktojmë më kryeshefin e e AUV-it, dhe ministrin Muja nuk kemi marrë përgjigje, i kemi emailet që i kemi dërguar për takim, nuk na kanë pranuar për takim. Pastaj kemi qenë të detyruar të dalim dhe të flasim vetëm të vërtetën. Unë si përfaqësues i Vitas dhe përfaqësuesit e fermerëve jemi dakorduar që qumështin të fillojmë dhë ta marrim qumështin prej fermerëve. Le t’i publikojnë rezulatet, rezultatet më tha ministri do më vijnë mua më datën 10, dhe unë jam i obliguar që t’ua dërgoi juve si qumështore, ndërsa për konferencë për shtyp deri sa të i përpunojë rezultatet më duhen 3-4 ditë kohë dhe dal edhe unë me rezultatet e juaja”, tha ai./Nacionale.

Lajme të ngjashme