Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës ndërsa një tjetër në Mitrovicë.
Në dy raste, cak të dhunës kanë qenë gratë.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë, 08.04.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka kanosur dhe ka tentuar ta godas me shkop druri babain e tij kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 08.04.2023 – 17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka demoluar shtëpinë lidhur me një mosmarveshje që kishte me babain e tij kosovar, po ashtu edhe ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 08.04.2023 – 16:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka shkaktuar dhunë në familjen e tij, konkretisht ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Ata kishin mosmarveshje rreth përkujdesjes së fëmijës së tyre. Viktima së bashku me fëmiun e saj është dërguar në strehimore ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jug 08.04.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
