Katër muaj pasi vdiq Leonora duke e ndrequr dhëmbin, klinika që punonte pa lincencë dyshohet se u hap sërish, babai i të ndjerës akuzon shtetin
Leonora Shala nga Malisheva vdiq, pas një inervenimi në dhëmb, intervenim ky që u komplikua, pasi mori një ineksion tek një ordinancë private.
Gazetarja Besarta Hoti, ka shkuar te ordinance në fjalë. Ajo siç duket vazhdon të jetë e hapur, anipse dyshohet se punonte pa licencë.
Për Nacionalen ka folur edhe babai i të ndjerës, i cili fillimisht ka treguar se ai ka dëgjuar se ordinance vazhdon të jetë e hapur, por se ka ardhur vetë ta vërtetoj.
“Unë i kam pa njerëz duke hy e duke dalë nga aty. Para dy netëve i kam parë duke punuar deri në orën 21:00. Edhe sot i kam parë tre palë pacient.” – ka thënë ai.
Tutje, i njejti ka akuzuar shtetin. Ai ka thënë se shteti po ngatërron familjet e tyre me mosveprim.
“Shteti është duke na fut në ngatrresa neve si familje. Që 4 muaj asgjë nuk lujti. E liruan nga burgu, sikurse ta kishte mbytur një bubrrec. I kam shkruar Albulena Haxhiut, por nuk ka pasur reagim” – thotë ai.
“Shteti na ka lanë na mu mar me të. Ky me neve është duke bë hajgare” – shton tutje babai i Liridonës.
Ai tutje ka përmendur Kanunin e Lekë Dukagjinit, si opsion, nëse shteti nuk reagon.
Gazetarja Hoti, ka shkuar te orinanca në fjalë. Nga aty, dikush që qëndronte aty, njëherë ka thënë se nuk po punojnë, e pastaj ai ka theksuar se nuk është kompetent, për të treguar nëse janë duke punuar ose jo.
Për rastin kishte reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë
Në reagimin e tyre thuhet se aty ushtrohej veprimtari ilegale dhe kjo është e patolerueshme.
Ministria e Shëndetësisë përmes Inspektoriatit Shëndeësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare.
Reagimi
Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë.
Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.
Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.
Shprehim edhe ngushëllimet për familjen e të ndjeres.