Kasolli: Kosova rrezikon ta humb edhe këtë betejë diplomatike, nëse nuk gjenden prova se Serbia është e përfshirë në sulm
Analisti politk Afrim Kasolli ka komentuar deklarimet e ndërkombëtarëve lidhur me sulmin e kanalit të ujit në Zubin Potok.
Ai ka thënë se shtetet e Prerëndimit reaguan mbi këtë ngjarje duke e dënuar sulmin, por nuk aluduan se Serbia mund të jetë pas këtij sulmi.
Ai ka thënë se Kosova rrezikon ta humb edhe këtë betejë diplomatike nëse nuk gjenden prova se Serbia ka kryer sulmin.
“Thujase te gjitha shtetet e komunitetetit euro-atlantik e denuan shpërthimit mbi kanalin Iber-Lepenc, duke e cilësuar si sulm te drejtpërdrejtë mbi infrastrukturën kritike te Kosoves. Po ashtu, kerkuan qe përgjegjësit te dalin para drejtësisë. Mirëpo, ne asnje moment nuk aluduan se Serbia mund te jete prapa ketij akti”, ka shkruar Kasolli.
Statusi: