Kapen mbi 4 mijë kilogramë kokainë në Spanjë: Të arrestuar janë katër shqiptarë
Katër shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, nën dyshimin për transport të kokainës.
Policia e Spanjës ka kapur mbi 4 mijë e 300 kilogramë kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me banane që kishte arritur në një zonë të quajtur Llano del Espartal në Alicante.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se janë arrestuar pesë persona në total, nga të cilët katër shqiptarë, transmeton Nacionale.
Policia e Spanjës e ka ndërlidhur këtë aksion me një rrjet shqiptarë të trafikut të drogës që dyshohet se shpërndante narkotikë në vende tjera të Evropës.
“Nga pesë të arrestuarit janë katër shqiptarë që ndodheshin në anijen ku ndodhej droga dhe një spanjoll që u arrestua në zonën e Altetit. Katër prej tyre kanë shkuar në gjykatë këtë të hënë në Alicante dhe një tjetër në Elche. Në të dyja rastet, Prokuroria ka kërkuar hyrjen në burg dhe kjo është rënë dakord në gjykatat kujdestare ku janë paraqitur”, thuhet në raportimin e mediave spanjolle.
Droga u sekuestrua të premten e kaluar. Kur shumica dërrmuese e qytetarëve po shijonin festimet e zjarrit, hetuesit e Policisë Kombëtare po ndiqnin gjurmët e disa kontejnerëve me banane që hynë nga porti i Málagas dhe u drejtuan për në provincën e Alicante.