Kanosi gazetarin Berat Buzhala, Hilmi Ibishi dënohet nga gjykata me 4 mijë euro gjobë - NACIONALE

Kanosi gazetarin Berat Buzhala, Hilmi Ibishi dënohet nga gjykata me 4 mijë euro gjobë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Hilmi Ibishi, i akuzuar për kanosje ndaj gazetarit Berat Buzhala, është dënuar me 4 mijë euro gjobë.

Vendimi u dha sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Dënohet me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh, ky dënim me pëlqimin edhe të të akuzuarit i kthehet në gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh”, ka njoftuar gjyqtarja Donika Shala.

I akuzuari, Hilmi Ibishi, në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me avokatin e tij, Skender Musa, kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Lajme të ngjashme