Kandidati i PDK-së shpall fitoren në Zubin Potok: Do të jem kryetar i të gjithëve
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka shpallur fitoren në këtë komunë.
Zeqiri para mediave ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve.
Ai tutje ka thënë do të punojnë konform ligjeve dhe do të krijoj gjithçka çka duhet në komunë, duke filluar nga kabineti.
“Të gjithë qytetar i uroj, fitorja ime do të jetë e të gjithë qytetarëve. Presim që të ketë vështirësi për shkak të bojkoteve, mirëpo ne do të punojmë konfomon ligjeve dhe afateve ligjore, do të jem kryetar i të gjithëve. Besojë që kemi kapacitet të mjaftueshëm për të kryetar të gjithë çka duhet ne komune. Do të jetë i hapur për t krijuar një kuvend duke i bërë thirrje të gjithëve që të na bashkohen.” – ka thënë ai para mediave.
