Kamberi: Shqiptarët në Preshevë janë të shpërndarë, duhet një organizim më i madh nga ana e politikanëve - NACIONALE

Kamberi: Shqiptarët në Preshevë janë të shpërndarë, duhet një organizim më i madh nga ana e politikanëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në një intervistë nëEuronews Albania ka thënë se shqiptarët në Preshevë janë të shpërndarë duke shtuar se duhet të kishte një organizim më të madh nga ana e politikanëve.

Kamberi ka thënë se 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë.

Po të ketë një homogjenitet të shqiptarëve, një organizim më të madh, një unitet më të madh n veprim se në deklarim ka. Paraqitja ime në Beograd ishte tepër ekstreme. Mund të ketë më tepër përfaqësim në Beograd. 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Parlament . Simbolikë është numri i përfaqësimit të pakicave me një shqiptar me 3-4 boshnjakë dhe me 4 hungarezë. Sistemi në Serbi i përfaqësimit është i centralizuar.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme