Kamberi pretendon se Bërnabiqi tha për shqiptarët e Luginës "mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim"
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pretendon se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në Forumin e Bledit ka deklaruar se shqiptarët të mos kërkojnë të drejta, “mjafton që nuk po ju vrasim.”
Kamberi ka shkruar në Facebook: “Sipas Brnabiq, shqipatrët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimsi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër.”
Në shkrimin e tij, Kamberi ka prezantuar faktet e vrasjes së civilëve shqiptarë në periudha të ndryshme kohore.
Shkrimi i tij i plotë: