Kallashnikovë, tela gjëmborë: Armatimi që u gjet në veri, rasti lidhet me të dyshuarin e sulmit të Bajnskës
Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit gjatë ditës së premte në veri, të cilin para pak minutash e ka prezantuar para mediave.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se në njërin lokacion, është gjetur një çantë me tre kallashnikovë dhe municion të tjerë.
Ky rast, siç konfirmoi ai, lidhet me Marjan Radojeviq, i dyshuar si pjesëmarrës në sulmin e Bajnskës.
“Policia në orët e pasditës pas hetimeve që po zhvillohen për rastin e Bajnskës, pas informacioneve kemi arritur deri tek informacionet për një seasi të armatimit.
Këtu prapa meje, ka nga dy lokacione që kemi bastis. Në një lokacion, në vijën e parë, ka të bëjë me një vend, një “shakt”, ku kemi gjetë çantën bashkë me tre kallashnikovë dhe municionin tjerë. Ky rast, lidhet me Marjan Radojeviq. Rasti i parë domethënë, ky është i dyshimtë për rastin e Bajnskës dhe është në kërkim.” – ka thënë ai.
“Mund të themi që kemi bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi…
“Nuk ka persona të arrestuar, duke marrë parasysh që lidhet me persona që janë në kërkim” – u shpreh tutje Elshani.
Ai ka njoftuar se janë konfiskuar edhe tela gjëmborë, të cilët mund të dëmtojnë pajisjet e Policisë së Kosovës.
“E kanë fsheh armatimin, në rast që kanë pasë nevojë, e kanë marrë dhe kanë lëvizë me to. Ndërsa pjesët e tjëra…siç e shihni, këta telat gjëmborë, mund të përdoren për gomat e veturave të policisë.
Ndoshta mund ta bëjmë një demostrim të vogël si funksionon kjo. Kjo është një pjesë shumë e rëndë me e quajt, edhe që e dëmton pajisjet tona, që ka mundësi me i dëmtu. Sidoqoftë, ekspozimin që e shihni aty, përdoret kundër personalit, granatë e dorës dhe konsiderojmë që policia po e kryen punën e vet ashtu siç është e paraparë me ligj.” – njoftoi Elshani tutje.
Lokacioni 1:
• 3 Arme te gjata AK-47
• 4 Karikatore me 60 fisheke
• 1 keher me 11 Fishek
• 1 kellef revole
• 1 cante ushtrake
Lokacioni 2 :
• 1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie.
• 23 fishek per arme gjuetie
• Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek
• 3 karikator me nga 8 fishek
• 2 karikator ne fotrolle
• 28 fishek per arme te gjate
• 10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek)
• 1 kuti me fishek 7x62
• 4 pastruese te armës
• Kuti me lende te dyshimte
Lokacioni 3:
• Arme e gjate me bajonete
• 1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7x62 dhe 1 fotroll.
• Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës
• 2 kutia me nga 50 fishek 7x62
• 3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek
• Arme e gjate gjuetie me cante.
Lokacioni 4:
• Iriq metalik
• Jelek i brendshëm Antiplumb
• 30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
• 1 Uniforme
• Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare
• Adapter per Radiolidhje