Kajtazi: Veprimet e pushtetit që publikohen nga “Nacionale” janë cënim i sigurisë nacionale, jo e kundërta
Njohësi i Sigurisë Fadil Kajtazi me anë të një postimi, ka shpjeguar se artikujt e publikuar në Nacionale e Periskopi, e që janë të bëma të qeverisë, në fakt janë cënim i sigurisë nacionale dhe jo e kundërta.
Kajtazi ka shtruar një pyetje të thjeshtë “A janë interes i Serbisë publikimi nga këto media të lajmeve si psh: paratë nga Serbia në konto të ambasadorit Martin Berisha; dhënja e shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme Martin Berishës nga Vjosa Osmani, komunikimi i Mimoza Kusarit me terroristin Radojqiq; deklarata e zevendësministrit Durmishi dhënë RDB gjatë luftës… e të ngjashme.
Nëse këto publikime kanë rrezikuar sigurinë nacionale, atëherë, po e pranojmë se këto media financihen nga Serbia. Por, para së gjithash, këto veprime të pushtetit, të cilat i publikuan këto media, janë cënim i sigurisë nacionale.
Gjejeni kush kë e financon?” – ka shkruar ndër të tjera Kajtazi.
E plotë:
Po e pranojmë si të vërtetë lajmin e “Slobodna Bosnës” të transmetuar nga RTK se Nacionale.com dhe Periskopi po financohen nga Serbija!?
Atëherë, a janë interes i Serbisë publikimi nga këto media të lajmeve si psh: paratë nga Serbia në konto të ambasadorit Martin Berisha; dhënja e shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme Martin Berishës nga Vjosa Osmani, komunikimi i Mimoza Kusarit me terroristin Radojqiq; deklarata e zevendësministrit Durmishi dhënë RDB gjatë luftës… e të ngjashme.
Nëse këto publikime kanë rrezikuar sigurinë nacionale, atëherë, po e pranojmë se këto media financihen nga Serbia. Por, para së gjithash, këto veprime të pushtetit, të cilat i publikuan këto media, janë cënim i sigurisë nacionale.
Gjejeni kush kë e financin?