Kadyrov u tall me ish-komandantin e përgjithshëm rus - NACIONALE

Kadyrov u tall me ish-komandantin e përgjithshëm rus

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, është tallur me ish-komandantin e lartë ushtarak të Rusisë gjatë një grindjeje mbi taktikat ushtarake të Moskës gjatë pushtimit të saj në Ukrainë. Kadyrov gjithmonë ka shprehur besnikëri të madhe ndaj Vladimir Putinit, por ka kritikuar arritjet ushtarake të forcave të tij në luftë.

Ai synonte veçanërisht komandantët rusë. Në tetor të vitit të kaluar, pas tërheqjes së trupave ruse nga Liman, Kadyrov e përshkroi gjeneralin Alexander Lapin, i cili u shkarkua si komandant i Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, si "mediokër", sipas Newsweek.

"Është një komandant i dështuar"

Vladimir Boldirev, komandanti i përgjithshëm i forcave tokësore ruse deri në shkarkimin e tij në 2010, mbrojti Lapin, duke i thënë agjencisë së lajmeve NSN më 10 janar se ai ishte "kritikuar nga njerëz që nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë" dhe se "civilët nuk duhet të kritikojë gjeneral-kolonelin”.

Kadyrov iu kundërpërgjigj Boldirevas gjatë një interviste me gazetën çeçene Grozny Inform, e cila u botua të hënën, duke këmbëngulur se ai nuk është civil dhe se Putini i dha atij personalisht gradën e gjeneral-lejtnant. Ai gjithashtu e quajti Boldirev një "komandant të dështuar", i cili "u degradua dhe u transferua".

"Ai që kritikon duhet të marrë parasysh përvojën. Unë nuk jam përjashtuar ende, por ai u transferua menjëherë. Kush është më i mirë nga ne, gjenerallejtënant blah, blah, blah apo gjeneral-lejtnant Kadyrov?" tha presidenti çeçen.

“Zoti e gjykoftë, nuk do të hyj në debat me të këtu”

Boldirev u përgjigj përmes gazetës RBK se ai kurrë nuk u degradua dhe se pasi komandonte Qarkun e Kaukazit të Veriut ai u transferua në pozicionin ekuivalent të komandantit të Qarkut Ushtarak Vollga-Ural.

Ai përsëriti se njerëzit si Lapin nuk duhet të kritikohen. "Atë mund ta vlerësojnë ose kritikojnë vetëm dy persona - ministri dhe presidenti. Asnjë zyrtar tjetër nuk mund ta bëjë këtë, gjithçka tjetër është fjalë boshe. Zoti e gjykoftë, unë nuk do të hyj në diskutim me të këtu", tha Boldirev. /Nacionale/

Lajme të ngjashme