Kadrijaj tallet keq me Kurtin: Kandidati i jonë është Albin Kurti, por sot paska shku në pushime në Greqi
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është tallur keq me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, i cili sot nuk ka marrë pjesë në përpjekjen e 48-të për konstituimin e Kuvendit.
Derisa Dehari e ka ftuar AAK-në që të propozoi anëtarin e saj për komisionin për zgjedhjen me votë të fshehtë të kryetares së Kuvendit, Kadrijaj ka filluar talljen me Kurtin, i cili është raportuar se gjendet në një seminar në Greqi.
“AAK-ja e ka kandidatin, por sot paska shku në pushime në Greqi, Albin Kurti, dhe është e pamundur...”, ka thënë Kadrijaj.
Kjo ka bërë që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, më zë të lart të kërkoj nga regjia që t`i ndërpritet fjala deputetes së AAK-së.